Tare: E dija që Giroud do të rinovonte me Chelsean

02 Qershor 2020

Derisa Olivier Giroud ka shpjeguar se pandemia e COVID-19 kontribuoi në vendimin e tij për të qëndruar te Chelsea, Igli Tare ka thënë se e dinte që ai

Kur dështuan bisedimet e Bluve me Interin, drejtori i Lazios udhëtoi në Londër në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit për ta bërë tentativën e fundit që ta bindte francezin.

Mirëpo, sulmuesi 33 vjeçar vendosi që ta zgjaste qëndrimin në Stamford Bridge duke nënshkruar kontratë të re gjatë muajit maj.

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Nuk e kam fshehur në janar dhe nuk do ta fsheh tash, patëm një shans që ta sillnim Giroud në Romë dhe u përpoqëm deri në fund, sepse ai akoma është një sulmues i fortë dhe me përvojë në moshën 33 vjeçare”.

Lexo po ashtu: Zyrtare: Giroud nënshkruan kontratën e re me Chelsean

“Do të kishte qenë një transferim i madh për ne, sepse unë e pata mundësinë ta takoja dhe të kuptoja se ishte një profesionist i shkëlqyer me shumë motivim. Megjithatë, në të njëjtën kohë, e ndjeva se prioritet i tij ishte qëndrimi në Londër, sepse atje jeton familja e tij ndër vite”, ka deklaruar Tare për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com