Tare mbyll merkaton e janarit: ja objektivat e qershorit

“Me ardhjen e Caceres, te Lazio merkato në hyrje për janarin mund të quhet e mbyllur”, dhe me këto fjalë nis artikulli i publikuar në “La Repubblica” i shkruar nga Marco Ercole. E vështirë që përbërja e bardhekaltërve të ketë hyrje të reja, ndoshta për okazionet e parefuzueshme. Drejtori Sportiv Igli Tare nuk ndalet dhe nis të lëvizë për të ardhmen: në listën e dirigjentit shqiptar figuron Sardar Azmoun, 22 vjeçari iranian i Rubin Kazan, i cili nuk ka ndërprerë kontratën.

Janë dy emra që kanë hyrë tashmë në orbitën e Lazio, të cilët tashmë mund të kthehen në modë. Një nga ata është Federico Viviani, mesfushor i Spal, në pronësi të Verona, me të cilin kjo skuadër ka kontratë deri në qershorin e vitit 2020.

Raportet me Hellas janë të mira dhe 25-vjeçari që u rrit te moshat e Romës do të donte një të ardhme te Lazio. Edhe në mbrojtje nuk është venitur kurrë opsioni për qendërmbrojtësin polak Jaroslaw Jach i Zglebie Lubin, i lindur në vitin 1994, i cili ishte shumë afër kalimit te Lazio në verë, por në fund Simone Inzaghi vendosi që të marrë Luiz Felipe. Rinovimi me Stefan de Vrij mund të hapë të tjerë skenare për këtë destinacion. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan