Tare: Na inspiron Juventusi, të kopjojmë tifozët gjermanë

11 Tetor 2018

Drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare konfirmon trajnerin Simone Inzaghi në krye të klubit ndërsa i cilësoi spekulimet për shkarkimin e tij si shpikje. Ish-sulmuesi i Shqiprisë duke konfirmuar besim ndaj trajnerit u shpreh se modeli i bardhekaltërve është Juventusi.

“Simone është gjithnjë e më i pjekur si trajner. Ai e di se në momente negative mund t’i besojë stafit të tij, skuadrës dhe klubit. Unë kam dëgjuar për shkarkimin e tij dhe marrëdhëniet e këqija me grupin: shpikje”, tha Tare për “Repubblica”.

Milinkovic-Savic dhe Luis Alberto – “Për Milinkoviç është kryesisht një çeshtje e gjendjes fizike. Ai erdhi vonë për shkak të Kupës së Botës dhe kështu ai po humbet atë bazë të trajnimit atletik. Kjo është vendimtare për një lojtar ‘të rëndë’ si ai. Ndërkohë për Luis Alberto është një çështje mendore. Ai duhet të ndihet i paprekshëm, por në një klub ambicioz si Lazio nuk është e mundur që të gabosh në disa ndeshje radhazi dhe të jesh ende titullar. Duhet ta rifitojë vendin në ekip, si burrë, të kthehet të bëjë diferencën, pasi kualiteti nuk i mungon”.

Objektivat – “Modeli ynë është Juventusi: kush luan, edhe nëse ishte në stol ndeshjen e mëparshme, jep maksimumin. Për ne prioriteti mbetet kampionati, me Champions League si objektiv. Do të jetë e vështirë, këtë vit Seria A është më e ekuilibruar, janë vetëm 4 pikë diferencë nga vendi i tretë deri te vendi 12. Lazio ka një pikë më pak nga sa duhej të  kishte, me Napoli-n barazimi do ishte më i drejtë”.

Lojtari i 12-të – “Tifozët e kanë mbështetur shumë skuadrën. I vlerësova për mbështetjen që i dhanë ekipit para ndeshjes me Fiorentinën. Ideale do ishte të kalonim nga 30 mijë në 40 mijë tifozë në stadium. Hamburgu në Gjermani, ka 55 mijë tifozë besnikë, Kaiserslautern ka 45 mijë në divizionin e tretë fiton”. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan