Tati, shembulli i një femre të përkryer

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Prill 2018 17:17

Tati Collares është një shembull përfekt i një femre të plotësuar. Është mama, merret me biznes dhe mbi të gjitha një model fitnessi. Ajo ka kryer studimet e larta për Middlesex University në Londër dhe ka punuar me agjenci të ndryshme multifunksionale ku ka arritur shumë suksese deri në momentin që erdhi në jetë vajza e saj.

“Ardhja në jetë e vajzës më ka ndryshuar jetën. Burri im donte fëmijë dhe kur lindi vajza jonë u fiksova që të rikthej formën time fizike. Aq shumë saqë nisa me shumë interes dhe përkushtim të ushtrohem në palestër. Kam pasur shumë vullnet, për këtë fillova të stërvitesha shumë”- ka thënë bukuroshja.

Tani, pas disa kohësh, Tati është një muzë e palestrës dhe ka shpjeguar se trupi i saj është në super formë dhe se ndihet e lirë dhe e qetë me vetën e saj. Shumë femra do të donin të kishin vullnetin dhe dëshirën e madhe sikurse Tati që t’i jepnin formën e duhur trupit të tyre. Pasi, tashmë që o afron edhe sezoni veror, palestra është shumë e rëndësishme për çdo femër dhe jo vetëm. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike