Te Bayern janë në humor para Realit, Hoeness na shkrin së qeshuri

22 Prill 2018

Ndërkohë që superylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo shijoi pushimin këtë fundjavë duke mos luajtur ndeshje dhe kaloi kohën duke postuar foto në Instagram, rivali i madrilenëve në Champions, Bayern Munchen ishte i impenjuar në ndeshjen ndaj Hannover. Për gjermanët ishin në program 90 minuta të vlefshme për Bundesligën, ndërsa spanjollët u relaksuan për 4 ditë duke shijuar diellin para duelit të parë të gjysmëfinales mes Bayern dhe Real. Por presidenti i Bayern, Uli Hoeness e merr me humor situatën: “Për ne kjo ndeshje ishte njësoj si të kishim bërë pushim”.

Trajneri i bavarezëve, Jupp Heynckes kishte lënë 6 titullarë pushim ndaj Hannover. Hummels, Ribéry dhe Kimmich nuk u aktivizuan asnjë minutë. Për t’u shënuar: talenti Lukas Mai (18 vjeç) festoi debutimin e tij në nivel profesionistësh dhe do të qëndrojë te Bayern. Drejtori Salihamidzic saktësoi në përfundim të takimit se “Lukas nuk do të largohet nga Bavaria”. Hamburg dhe Wolfsburg ishin gati për ta rrëmbyer mbrojtësin e ri.

Pavarësisht se luajti me rezervat dhe duke ruajtur forcat për sfidën e rëndësishme me Realin, kampionët e Gjermanisë e mposhtën Hannover-in me golat e Müller, Lewandowski dhe Rudy. Sezonin e kaluar Bayern e eliminua në çerekfinale nga Real Madrid, por këtë herë të gjië besojnë se do të jetë ndryshe. “Do të jetë një përballje krejt e ndryshme nga ajo e viti të kaluar. Jupp Heynckes e ka të gjithë potencialin në dispozicion. Kemi të gjitha arsyet për të qenë optimistë. Mendoj se jemi në formë shumë më të mirë se sa herën e fundit. Përderisa jemi në formë të mirë, do të jetë një përballje e madhe”, – thotë Hoeness. Në veçanti shpresat e Bayern janë dyshja Müller-Lewandowski, të cilët po kalojnë një formë të shkëlqyer.

Polaku (i cili u fut në lojë në minutën e 67-të dje) shënoi golin e tij të 28-të këtë sezon pavarësisht se nuk është aktivizuar sit titullar nga trajneri në dy muajt e fundit për ta kursyer. Bomberi ka shënuar 105 gola me Bayern.

Müller (u hodh në fushë në pjesën e dytë në vend të Robben) ka shënuar 6 nga 8 golat e tij në pjesën e dytë të sezonit dhe duket në formë të shkëlqyer. “Duhet të shënojmë gola dhe të shfrytëzojmë pikat e dobëta të Real Madrid. Ata humbën në ndeshjen e kthimit me Juventusin (1-3). Kjo do të thotë se ata nuk janë të pathyeshëm. Shkojmë në këtë ndeshje me siguri të plotë!”, – tha Müller dje pas ndeshjes./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan