Te Bayern kriza e portës është thelluar më tepër

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
3 Janar 2018 23:33
Dëmtimi i rëndë i Neuer-it nuk ka qenë kapitulli i fundit i dëmtimeve në kampin bavarez

Dëmtimi i rëndë i Manuel Neuer-it nuk ka qenë kapitulli i fundit i dëmtimeve në kampin bavarez.

Portieri i dytë Sven Ulriech ka lënë seancën e sotme stërvitore në Doha të Katarit pas dëmtoi gishtin e dorës.

Ai u largua nga kampi stërvitor, por ndihma e vetme në këto momente vjen nga ish-portieri veteran Tom Starke, i cili ka qenë në gadishmëri të Bayern-it në ҫdo situatë delikate që shfaqej për portën e bavarezëve.

Ai “hoqi dorezat” sezonin e kaluar për të lënë përfundimisht karrierën futbollistike dhe u inkuadrua në rolin e trajnerit të ekipit të të rinjve të kampionëve të Gjermanisë.

Gjithsesi mungesa e një portieri aktiv rezervë e ka detyruar veteranin 36-vjeҫar të rikthehet sërish në “detyrën e dikurshme”.

Nga ana tjetër, Manuel Neuer jep sinjale shprese. Gardiani i “Panzer”-ave ka publikuar një video në “Instagram” ku shikohet duke u rikuperuar.

31-vjeçari synon të kthehet përpara fillimit të sezonit të ri, afat ku parashikohej riaftësimi i plotë i tij.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike