Te Bayern Munich kishte panik për një sulm në zemër të Tolisso – lojtari tashmë është mirë dhe thirret nga trajneri për ndeshjen e Ligës së Kampionëve

21 Tetor 2019

Në stërvitjen e së dielës kishe një moment paniku te Bayern Munchen, pasi  mesfushori Correntin Tolisso u shtri në fushë gjatë seancave stërvitore, duke e vendosur dorën në zemër.

Media shkruajnë se ai kishte pësuar një problem në zemër dhe stafi mjekësor i klubit e ndihmoi menjëherë.

Lojtari ishte shoqëruar me ambulancë drejt spitalit ku edhe e kaloi natën.

Sot, klubi i Bayern Munchen e ka konfirmuar se mesfushori ka pasur një shqetësim në zemër, por tashmë gjithçka e ka lënë pas dhe është nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Disa simptoma nuk janë larguar ende, pasi Tolisso po vuan ende nga paniku dhe ka marramendje.

Mjeku i klubit, Peter Ublacker, që e ka ndihmuar menjëherë mesfushorin e Bayern, e ka dhënë dritën jeshile që ai të tubohet për ndeshjen e radhës.

Unser Kader für #OLYFCB! ?

#packmas #FCBayern #MiaSanMia #SuitedbyBoss pic.twitter.com/OeNKPTn7iD

— FC Bayern München (@FCBayern) October 21, 2019

Bayern do të luajë të martën mbrëma kundër kampionit grek Olympiacos. Tolisso është grumbulluar në mesin e 19 lojtarëve, tre prej të cilëve portierë.  /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan