Te Gjilani optimizëm për kalimin e kundërshtarit të parë në Ligën e Evropës

10 Gusht 2020

Trajneri i Gjilanit Gentian Mezani në një intervistë për RTV Dukagjinit ka thënë se objektiv i klubit ka qenë të arrihen garat evropiane dhe ky objektiv tashmë është arritur.

“Shpresojmë të kalojmë turin e parë dhe të shohim tutje”, ka deklaruar Mezani.

Futbollisti Gerard Progni thotë se ndjehet i lumtur për këtë sukses më shumë për qytetin dhe tifozët e klubit.

“Personalisht kam luajtur pothuajse çdo vjet në këto gara, por jam i lumtur edhe për çunat e skuadrës”, ka deklaruar Progni, përcjell Telegrafi.

Trajneri Mezani thotë se pavarësisht që është kundërshtarë i lehtë në letër skuadra nga San Marino, ajo sipas tij ka eksperiencë në gara ndërkombëtare.

“Pak informacione gjendet për kundërshtarin. Vet kampionati që bëjnë jep pak informacion”, shprehet trajneri Mezani.

Nga ana tjetër Progni thotë se nëse kundërshtari merret me seriozitet është shumë e kalueshme.

“Nga 22 shkurti ata nuk kishin asnjë ndeshje zyrtare dhe nëse ne japim 100% është shumë e kalueshme”, shprehet futbollisti.

Si trajneri ashtu edhe lojtari shprehen se ardhjet e reja në klub do të ndihmojnë skuadrën në garat evropiane.

Mezani nuk dëshiron të bëjë prognoza tjera pa kaluar kundërshtarin që tashmë u është caktuar.

“Në futboll nuk ka ndeshje të lehta. Dua të flas vetëm për ndeshjen e radhës. Apoeli? Mund të them se kanë eksperiencë të madhe dhe do të jetë e vështirë por në fillim ta kalojmë skuadrën e San Marinos”, shprehet më tej Mezani.

Gjinani do të zhvillojë takimin e parë kualifikues kundër Tre Pennes me datë 20 Gusht në San Marino dhe në rast kalimit tutje, Gjilani pret në shtëpi skuadrën qipriote, Apoel. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com