“Të gjitha si finale”, Tirana kërkon vazhdimësinë, Shehi: Llogaritë i bëjmë në fund

09 Prill 2021

Pas një sezoni të vështirë dhe plot probleme në fushë dha jashtë saj, Tirana ka gjetur qetësinë, besimin dhe mbi të gjitha është kthyer në lojë për objektiva të rëndësishme. Dy fitoret radhazi kanë afruar bardheblutë me rivalët, duke bërë që diferenca me kryesuesit e Teutës të jetë pesë pikë dhe ajo me zonën europiane vetëm tre të tilla. Por trajneri Orges Shehi e di mirë se ky diskutim, por edhe pzita që ka për momentin skuadra e tij nuk do të kishte vlerë nëse mundon vazhdimësia.

168769535 128526935949655 4119451522180559396 N

“Unë mendoj që në situatën ku jemi, çdo ndeshje është e rëndësishme. Nuk duhet të mendojmë për transfertat që kemi prapa, por vetmë për ndeshjen e nesërme. Kemi rikuperuar pikë. Jemi në një pozitë, ku do të luftojmë. Nuk duhet të mendojmë për vendin e parë. Jemi ende në vendin e 5-të dhe do të mundohemi të marrim sa më shumë pikë. Kemi hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të kampionatit. Kemi të gjitha finale për të luajtur. Ne fund do të bëhen llogaritë”, ka thënë Shehi.

169181781 128527339282948 776415998374343622 N

Turi i transfertave që i paraprin atij të forcës për Tiranën një pjesën e fundit të sezonit nis me ndeshjen e nesërme kundër Skënderbeut, një skuadër që Shehi e njeh mirë dhe që rezultatet e fundit i kanë dhënë shumë besim. “Është një kundërshtar që këtë javë ka bërë shumë mirë, Ka marrë pikë dhe kanë besim, i cili është i rëndësishëm në futboll. Do jetë një transfertë shumë e vështirë”, vijon tekniku bardheblu. Shehi dhe Tirana udhëtojnë drejt Korçës me grupin e plotë të titullarëve, pasi edhe Hoxhallari është gati pas pezullimit. Po ashtu, Çelhaka është kthyer ai i sezonit të shkuar, teksa Kale po gjen ritmin e duhur pas dëmtimit të gjatë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com