Te gjithe duan Champions, Serie A në luftë për një vend në Europë

13 Maj 2019

Pasi mbylli matematikisht garën për titull dhe ruajti për herë të tetë radhazi trofeun e Serie A, Juventus ka ngritur frenat e dorës në këtë fund të sezonit. Pas dy barazimeve, “Zonja e Vjetër” u mund 2-0 në transfertën kundër Romës, duke i lejuar skuadrës së kryeqytetit italian të mbajë gjallë shpresat për një vend në Champions.

Roma Vs Juventus Serie A Tim 2018/2019

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola gjithçka u vendos pas pushimit. Në fillim ishte Ronaldo që gjeti rrugën e rrjetës, por sistemi VAR e bëri të pavlefshëm golin e portugezit pas një pozicioni jashtë loje. Të zotët e shtëpisë kaluan këtë moment të vështirë dhe në minutën e 79-të kaluan në avantazh me Florenzin. Në minutën e dytë shtesë, Edin Xheko shënoi golin e dytë dhe vulosi fitoren e Romës, që mbetet në garë për një vend në Ligën e Kampioneve.

Sot Kampionati Italian

Një mision shumë I vështirë, pasi edhe rivalët direktë të verdhekuqve nuk kanë ndërmend të lëshojnë. Atalanta mbetet më e favorizuara, pas fitores 2-1 kundër Xhenoas në ndeshjen e luajtur të shtunën.

5cd82d7a4bf6b

Po në të njëjtën ditë, Milani mundi në transfertë 1-0 Fiorentinën, duke treguar se do të provojë deri në fund shanset e tij për t’u kthyer në elitën e futbollit europian pas një periudhe shumë të gjatë.

Spal Vs Napoli Serie A Tim 2018/2019

Ndërkohë, me ecurinë negative të kampionëve të Juventusit është Napoli që po përfiton, duke ngushtuar ndjeshëm diferencën në tabelën e renditjes. Një objektiv më shumë moral për skuadrën napolitane, që në sfidën e javës së 36-të të Serie A fitoi 2-1 në transfertën kundër Spal.
(balkanweb)

www.balkanweb.com