Të gjithë duan që Neymar të kthehet, përveç njërit

Lionel Messi dhe shokët e tij të ekipit duan që Neymar të kthehet në Barcelonë, sipas “Cadena Cope”. Problemi është se president i klubit Josep Maria Bartomeu është i zemëruar me brazilianin, që vendosi t’i linte për PSG-në. Kjo deklaratë vjen në prag të disa gjërave, që Neymar u pretendua të kishte bërë muaj më parë, kur u takua me Luis Suarez dhe Lionel Messin. 26-vjeçari dyshohet, se i ka pyetur me shaka ish-shokët e tij të sulmit, nëse do ta merrnin atë përsëri.

Barcelona ka humbur një shkëndijë të vogël në sulm, qëkur ylli i “Seleçao” u transferua në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro në verë. Presidenti i Paris SG, Nasser Al-Khelaifi, këtë javë fluturoi në Brazil për të folur me yllin e tij, pas raporteve, se ai dëshiron të largohet me Real Madridin, që interesohet për të. Braziliani kohët e fundit pësoi në një dëmtim të rëndë, gjë që e pengoi atë të merrte pjesë në ndeshjen e kthimit të Champions League me Real Madridin. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan