Të gjithë e duan, por Mbappe është i vendosur

Kylian Mbappe ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Paris Saint-Germain këtë verë pas aventurës fantastike që përjetoi me Fracnën në Kupën e Botës, që u zhvillua në Rusi. 19-vjeçari u shpall kampion për herë të parë me përfaqësuesen e “Gjelave” ndërsa shënoi edhe katër gola në shtatë ndeshje të zhvilluara. Gjithashtu u vlerësua si lojtari më i mirë i ri në këtë turne.

Mbappe u bë lojtari më i ri i dyti që mori fiton një finale Botërori dhe shënon gol, pas Pele në vitin 1958 ku u shpall kampion me Brazilin në fitoren 5-2 ndaj Suedisë. Përformanca e tij pozitive në këtë Botëror ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve gjigante në Evropë, të cilat kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e tij.

Real Madrid është ndër të parat ekipe që ka nisur punën për të arritur marrëveshjen me drejtuesit e PSG-së për kartonin e lojtarit, pas largimit të Cristiano Ronaldos në “Allianz Stadium” për 105 milionë euro. Përveç galaktiëve, edhe Manchester United do të bëjë çmos që të sjellë në “Old Trafford” talentin francez. Mirëpo, duket që ky i fundit nuk dëshiron që të largohet nga kryeqyteti i tij i dashur. Në përfundim të fitores 4-2 ndaj Kroacisë, ai u tha gazetarëve se nuk ka ndërmend të ikë nga klubi këtë verë.

“Unë do të qëndroj me PSG, do të vazhdoj rrugën time me ta. Unë jam në fillim të karrierës sime”- tha 19-vjeçari.

Real Madrid gjithashtu ka shfaqur interes të madh edhe për Neymar këtë verë, ndërsa janë në kërkim të një galaktiku tjetër pas largimit të Ronaldos. Megjithatë, gjigantët spanjollë kanë theksuar se nuk do të bëjnë asnjë lëvizje për brazilianin.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare në uebsajtin e tyre ata kanë konfirmuar se nuk do të bëjnë asnjë ofertë për 26-vjeçarin. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan