Të gjithë e kritikojnë, Guardiola i jep ‘një dorë’ Mourinhos

01 Shtator 2018

Rezultatet e dobëta në javët e para të Premier League kanë bërë që vendi i Jose Mourinhos te Manchester United të jetë i rrezikuar. Në mediat angleze, të gjithë, përfshirë edhe tifozët kërkojnë largimin e trajnerit portugez, ndërkohë ky i fundit është i vetëdijshëm për të gjitha këto kritika. Në rast se nuk ia del të fitojë në ndeshjen e nesërme ndaj Burnley, atëherë posti i tij në “Old Trafford” me shumë mundësi do të ndryshojë.

Ndërkohë që të gjithë e kanë kritikuar, kolegu i tij, njëkohësisht rivali i tij, Pep Guardiola që drejton Manchester City-n është shprehur ndryshe dhe i ka qëndruar në krah portugezit.

Në konferencën për shtyp, ai tha se posti i trajnerit varet nga rezultatet, ndaj kritikat nuk mungojnë kur ata humbasin.

“Kështu është puna jonë, pozicioni ynë. Ne varemi nga rezultatet. Nëse fitojmë, jemi të mirë, nëse jo, nuk jemi. Gjithsesi, unë kam besuar gjithmonë se ka akoma shumë për të kundërshtuar, por gjëja më e mirë është se jemi përmirësuar pas një rezultati të keq. Në të gjitha rastet, kam besuar se nëse fiton Premier Leaguen do të thotë se ke nivel.”- tha tekniku spanjoll.

Nga ana tjetër, ai iu shmang pyetjeve lidhur me polemikat e fotove të sulmuesit argjentinas, Kun Aguero ndërsa konsumonte shisha me të dashurën e tij 18-vjeçare.  

“Nuk kam folur në lidhje me këtë çështje”- u tha ai gazetarëve, duke mos dashur të komentojë më shumë rreth këtij rasti. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan