Të gjithë kundër Man. City, klubet e Premier League kërkojnë heqjen e titujve

25 Shkurt 2020

Probleme të tjera për Manchester City. Pas përjashtimit nga Kupat e Europës për dy vitet e ardhshëm për shkak të shkeljes së rregullave të Fair-Play Financiar, “Qytetarët” kanë përfunduar edhe në shënjestër të klubeve të Premier League. Në një aksion të përbashkët, ata kërkojnë revokimin e trofeve nga viti 2012 deri në vitin 2016, pra një titull kampion dhe dy Kupa të Ligës. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat angleze, nëse do të konfirmohej, ky do të isht dënimi i vetëm i brendshëm për Manchester City.

Merlin 167838384 113c2141 Eab8 4c8f 9958 30c9c0f389cf Mediumsquareat3x

Ndryshe nga sa ishte folur më parë, Pep Guardiola dhe skuadra e tij nuk rrezikojnë të largohen nga Premier League për të zbritur në kategori më të ulëta të futbollit në vend. Pas këtij lajmi, klubi ka shtuar dozat e kundërsulmit, duke theksuar më fort se dënimi i UEFA-s është politik dhe se nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë sportive. Manchester City ka apeluar vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv dhe pret me optimizëm përgjigjen që do të thotë shumë për të ardhmen e klubit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com