Të gjithë lojtarët e Juventusit dalin negativ me coronavirus, pritet kompletimi i skuadrës në stërvitje

21 Maj 2020

Juventusi ka konfirmuar se të gjitha testet me COVID-19 janë negativ, kështu që edhe Gonzalo Higuain dhe Adrien Rabiot do të kthehen në stërvitje nesër.

Klubi ka lëshuar ​​një deklaratë këtë pasdite, duke mbajtur tifozët të informuar me situatën e coronavirusit brenda skuadrës.

“Tani për disa ditë, lojtarët e Juventusit po zhvillojnë seanca stërvitore individuale në grupe të vogla, duke mbajtur të gjithë distancë”.

“I gjithë ekipi iu nënshtrua testeve diagnostikuese të cilat u kthyen me rezultate negative; në ditët e ardhshme trajnimi do të rifillojë në grupe më të mëdha”, thuhet në njoftim.

Blaise Matuidi – që ishte i prekur me COVID-19 në mars është kthyer në stërvitive, sikurse edhe Sami Khedira.

Sipas Corriere dello Sport, Higuain dhe Rabiot do të lejohen të kthehen në qendrën stërvitore nesër.

Le news e le 📸 dell’allenamento di oggi al #JTC! 😉⚪⚫#FinoAllaFine #ForzaJuve https://t.co/UmHBUKQLeq pic.twitter.com/8X4kgvcnbg

— JuventusFC (@juventusfc) May 21, 2020

Ata u kthyen më vonesë nga jashtë, kështu që duhej të kalonin një kohë në karantinë.

Sidoqoftë, rregullat janë relaksuar kohëve të fundit, ndërsa lojtarëve iu kërkohet dy teste negative në 48 orë. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com