Të gjithë lojtarët e Romës e kanë të ndaluar të fotografohen me reperin Drake – ‘mallkimi’ që sjell ai është i frikshëm dhe humbja është e sigurt

15 Prill 2019

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Layvin Kurzawa, postoi foto me reperin Drake, para ndeshjes që Paris Saint-Germain e zhvilloi me Lillen, ku në fund rezultati ishte ndoshta më i keqi në vitet e fundit.

Djelmoshat e Thomas Tuchel pësuan humbjen më të madhe në kampionat pas 19 vitesh, duke pranuar pesë gola.

Ndoshta dikush duhet t’i ketë shpjeguar Kurzaws se ka një ‘mallkim’, për fotografimet me reperin kanadez. Më mirë kjo të shpjegohet ngadalë që ta marrin vesh të gjithë.

Sa herë që dikush fotografohet me muzikantin kanadez, e që është pjesë e sportit, ai klub pëson humbje.

Kjo fillon nga ekipi i basketbollit Kentaki, i cili nuk ka fituar titullin që nga viti 2012, tek Toronto Raptors, të cilët nuk kanë arritur te një finale në vite. Ka shumë shembuj të tillë dhe kjo fundjava e dëshmon këtë.

All Roma players banned from taking photos with Drake until the end of the season

— AS Roma English (@ASRomaEN) April 15, 2019

Ka shumë shembuj që e dëshmojnë ‘Mallkimin Drake’ dhe për këtë klubi i Serie A, Roma, ka marrë një veprim interesant.

“Të gjithë lojtarët e Romës e kanë të ndaluar të fotografohen me Drake deri në fund të sezonit”, shkruhet në postimin e tyre në Twitter.

Pierre Emerick Aubameyang ishte në një koncert në Londër, ndërsa më pas Arsenali humbi 1-0 ndaj Evertonit.

Mallkimi e preku edhe Jadon Sanchon e Borussia Dortmundin, kur foto doli para humbjes 5-0 nga Bayern Munich.

Apparently the curse of rapper @Drake strikes again – he took a picture with PSG's Layvin Kurzawa earlier this week.

Drake taking photos with footballers:
Drake & Sancho: Dortmund lost 5-0
Drake & Aubameyang: Arsenal lost vs. Everton
Drake & Aguero: City lost vs. Tottenham pic.twitter.com/ZuwePvkbyx

— Get French Football News (@GFFN) April 14, 2019

Dëshironi më shumë shembuj të ‘Mallkimi Drake’? Mirë, shkojmë …

Drake i doli në krahë Conor McGregor për luftën me Khabib Nurmagomedov. Përfundimi dihet.

Drake curse continues.

2013: Kentucky loses to Wisconsin.

2014: Heat lose to Spurs.

2015: Serena Williams loses to Roberta Vinci.

2016: Johnny Manziel goes from 1st-round pick to out of NFL.

2018: Conor McGregor loses to Khabib Nurmagomedov.

2019: Alabama loses to Clemson. pic.twitter.com/SiO75rVtrn

— Garrett Stepien (@GarrettStepien) January 8, 2019

Më poshtë i gjeni disa ngjarje që Drake shihet si mallkim. /Telegrafi/

www.telegrafi.com