Të gjithë tallen me Lovrenin pasi Shaqiri 'e turpëroi' para ndeshjes ndaj Burnleyt

11 Mars 2019

Liverpooli fitoi ndaj Burnleyt me rezultat 4-2 në Ligën Premier, ndërsa në këtë ndeshje Xherdan Shaqiri nuk luajti.

Edhe pse shqiptari qëndroi në bankën rezervë, të gjithë po flasin për 27-vjeçarit.

Teksa lojtarët po bënin përgatitjet e fundit para ndeshjes, Xherdani arriti t’ia fus topin dy herë radhazi në mes të këmbëve Dejan Lovrenit dhe kështu të gjithë filluan të tallen me mbrojtësin kroat.

Minutat e Xherdan Shaqirit kanë qenë të pakët në xhirot e fundit, por ai vazhdon të jetë një nga më të preferuarit në Anfield nga tifozët (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Pasi të gjithë ishin të gëzuar nga fitorja, i gjithë momenti i lartpërmendur është shpërndarë shumë nga tifozët në rrjetet sociale.

Golat për Reds i shënuan Roberto Firmino (19′, 67′) dhe Sadio Mane (29′, 90+3′).

Lexo po ashtu: Kloppi 'zhduk' Shaqirin si me magji, video bëhet virale në internet dhe të gjithë pyesin se ku mbeti ylli shqiptar

Shaqiri këtë sezon në Ligën Premier është paraqitur në 21 ndeshje, dhjetë nga ato i ka filluar nga banka rezervë, ndërsa ka arritur të shënojë gjashtë gola dhe të dhurojë dy asistime.

Ndërsa në anën tjetër Lovren është paraqitur në nëntë ndeshje (të gjitha i ka luajtur si titullar) dhe ka gjetur rrugën drejt golit një herë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan