Të gjithë të çmendur për talentin brazilian, futet në lojë edhe United

Manchester United i është bashkuar Barcelona-s dhe Paris Saint-Germain në garën për të firmosur me brazilianin Lucas Paqueta. Mesfushori ofensivë, i cili aktualisht luan te Flamengo, është gjithashtu në radarët e Liverpool dhe Manchester City-t, sipas asaj që raporton Le10 Sport. Paqeta është grumbulluar për herë të parë me kombëtaren braziliane për miqësoret ndaj Shteteve të Bashkuara dhe El Salvador.

21-vjeçari ka debutuar në fitoren 2-0 të Brazilit ndaj Shteteve të Bashkuara, pasi u fut në fushë si zëvendësues. Këtë sezon ai ka shënuar gjashtë gola duke dhënë katër asist në 28 ndeshje për Flamengo-n. Paqueta ka dalë nga akademia e klubit aktual dhe që prej dy vitesh aktivizohet me ekipin e parë. Ai ka edhe dy vite kontratë dhe thuhet se ka një klauzolë prej 50 milion euro.

“Tani ai aktivizohet me ekipin kombëtar, është e qartë se ka bërë hapa përpara. Ne duam që ai të qëndrojë dhe do bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbajtur atë në klubin ku ai është formuar si lojtar”. – ka deklaruar zëvendëspresidenti i Flamengo-s, Ricardo Lomba për mikrofonin e SPORT. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.