Te Interi ka optimizëm për Icardin pas takimeve, lojtari fillon stërvitjen

08 Mars 2019

Interi pas barazimit me Eintrachtin e Frankfurtit po punon për zgjidhjen sa më të shpejt të “Çështjes Icardi”.

Gjatë ditëve të shkuara është mbajtur një takim mes palëve, ndërsa pritet edhe një tjetër takimi vendimtar mes futbollistit, bashkëshortes dhe menaxheres së tij, Wanda Nara, përfaqësuesit ligjor Nicoletti dhe administratorit të deleguar zikaltër, Beppe Marotta.

Mësohet se sulmuesi argjentinas, edhe pse nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit, ka drekuar me futbollistët e Interit, duke dhënë sinjale pozitive pas tensionit të lartë të javëve të fundit.

Siç po shkruajnë mediat italiane të dyja palët kanë vullnetin për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Lexo po ashtu: Zanetti komenton takimin Marrotta, Wanda, Icardi: Dialogu gjithmonë rruga më e drejtë

Mauro Icardi ka arritur në “Apiano Gentile” rreth orës 09:30, ku ka zhvilluar ushtrime individuale.

Ai pritet që pas disa ditësh të jetë i gatshëm për të luajtur nën urdhrat e Luciano Spallettit.

Icardi ka qenë i dëmtuar tash e disa javë, ndërsa ia kanë larguar edhe shiritin e kapitenit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan