Të jesh i lumtur falë fiskulturës, nisma e federatës së sportit në shkolla

26 Tetor 2018

Në vitin 2014, Federata Shqiptare e Sporteve në Shkolla vuri në zbatim një program të ri teorik dhe praktik për profesorët e edukimit fizik, e krijuar për nxënësit e moshës 6 deri në 18 vjeç të regjistruar në sistemin e arsimit parauniversitar.

Parlamenti miratoi Ligjin mbi Sportin (nr.79 / 2017) dhe lënda e edukimit fizik u zgjerua në tre orë në javë.  Masat e reja nxitën një reduktim të ndjeshëm të obezitetit mes të gjithë nxënësve.

Përgjatë viteve nëntëdhjetë dhe deri në vitin 2013, zhvillimi i edukimit fizik në Shqipëri pësoi një rënie që rezultoi në përhapjen e obezitetit dhe abuzimin e substancave midis të rinjve që frekuentonin sistemin arsimor.

Tani kjo gjë ka ndryshuar. Sipas  Federatës Ndërkombëtare të Sporteve në Shkolla nisma solli buzëqeshjen dhe lumturinë te nxënësit dhe aktualisht, Shqipëria po përjeton një rritje të konsiderueshme të aktivitetit fizik te qytetarët e saj.

Presidenti i nderit i Federatës Shqiptare të Sporteve Shkollore është zoti Rauf Dimraj, i cili është gjithashtu një nga personat kyç në zbatimin e një strategjie të re të bazuar në platformën shkencore për zhvillimin e aktivitetit fizik në mesin e të rinjve parauniversitar. Programi fokusohet në zhvillimin e shëndetshëm, funksional dhe strukturor të fëmijëve të moshave 3-6, 6-12, 12-15 dhe 15-18, si dhe për të rriturit.

Qëllimi kryesor është të ndërgjegjësojë shoqërinë se në bazë të gjenetikës njerëzore aktiviteti fizik duhet të jetë një prioritet.

Federata Shqiptare Sportive e Sportit aktualisht ka në plan një sërë projektesh si:

Zhvillimi i lojërave argëtuese që vejnë në lëvizje fëmijët parashkollorë , të moshës nga 3 deri në 6 vjeç. Ky është një aktivitet i rregullt i zhvilluar 1-2 herë në vit, që përfshin një pjesëmarrje prej 5.000 fëmijësh.Trajnimi i një grupi fëmijësh të çerdheve në një program argëtues, të përpiluar nga një libër plot me pamje dhe ilustrime të fuqishme. Ky libër unik mbetet ende i pabotuar për shkak të mungesës së fondeve.Evolucioni i vrapimit në distancë në natyrë dhe aktivitete të tjera sportive për nxënësit e moshës 6-18 vjeç.Projekti i zhvillimit të programit për trajnimin e fëmijëve me aftësi të ndryshme.Pjesëmarrje në Kampionatin e Parë Ballkanik të Shkollave në Volejboll për Vajzat U-15, që u zhvillua në Shkup, Maqedoni në datat 7- 10 qershor 2018, në kuadër të bashkëpunimit midis federatave sportive të shkollave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Federata e Sporteve Shkollore Shqiptare gjithashtu kreu një sërë studimesh mbi shëndetin e nxënësve, nivelet e obezitetit dhe cilësitë fizike të atletikës dhe krijoi libra të ndryshëm për arsimin, lojërat dhe shëndetin e mësueseve, trajnerëve dhe profesionistëve të edukimit fizik. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan