Te Kroacia e kanë të qartë se çfarë do të bëjnë me Daliç

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
9 Gusht 2018 23:17
Takim me presidentin për të ardhmen

Zlatko Dalic duket se do të vazhdojë që të jetë në detyrën e trajnerit në kombëtaren kroate të futbollit. Tekniku e udhëhoqi Kroacinë deri në finalen e Kupës së botës, ku ballkanasit u mundën nga Franca me rezultatin 4-2. Federata e Futbollit e Kroacisë njoftoi se pati një takim mes Daliç-it dhe presidentit Davor Suker, ku palët u ndanë të kënaqura. Mediet kroate shkruan se tekniku ka pasur pakënaqësi me federatën kroate, por duket se në këtë takim u sqarua gjithçka.

“Për mua ishte shumë e rëndësishme të diskutoja hapur me presidentin për të gjitha temat e mundshme. E falënderoj Davor-in për mirëkuptimin për gjithçka që unë nuk e kam konsideruar korrekte. Mendoj se i kemi zgjidhur këto probleme, kështu që presim të ecim përpara për sfidat e reja që na presin”, tha tekniku i përfaqësueses ballkanase.

“Jam i lumtur që folëm për gjëra të cilat do t’i bëjmë më mirë në të ardhmen”, deklaroi presidenti Suker.

Ai pritet të rinovojë deri në fund të Evropianit të vitit 2020. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike