REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote

Të lësh provimet për Botërorin, e bën Sonila Meço!

14 Nëntor 2017 18:13

E mbani mend Botërorin e vitit 1998? Ishte një turne aq i shumëpritur për tifozët, saqë të gjithë linin edhe gjërat më të rëndësishme për të mos humbur ndeshjen e radhës.

Këtë nuk e bënin vetëm tifozët meshkuj, të çmendur pas futbollit, por edhe… gazetaret. Nëse nuk na besoni, hidhini një sy profilit të gazetares Sonila Meço!

Ajo është një dashamirëse e futbollit dhe me një postim në Facebook sot rrëfeu një “sekret”.  Kur ishte në Paris, gazetarja linte provimet bashkë me një shoqe të saj për të ndjekur Botërorin e Francës.

“Botërori 1998, Paris. Me më të bukurën, Lirën time, kur ‘braktisnim’ provimet për arsye madhore”, - shkruan ish-spikerja e lajmeve me shaka.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

10 të veçanta që ju nuk i dini për tenistin Roger Federer

21 Janar 2018 17:08

Roger Federer është tenisti më i madh i të gjitha kohërave. Megjithatë ka shumë të veçanta në lidhje me të që i dinë vetëm pak persona. Këto janë 10 fakte interesante për zviceranin 36 vjeçar.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Patinazh, Rusia “zapton” podiumin

20 Janar 2018 22:30

Janë mbajtur sot garat e patinazhit në akull për finalet e Kampionatit Europian, ku në fund kanë triumfuar ruset Zagitova dhe Medvedeva, ku së bashku me ato është ngjitur në podium dhe italiania Carolina Kostner.

Garat e patinazhit në akull janë zhvilluar në Moskë, ku padyshim sportistet vendase kanë grumbulluar pikët maksimale për të marrë medaljet. Zagitova është 15 vjeçe, ndërsa Medvedeva është 18, duke u quajtur “baby” nga komentuesit e garës. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Për dy ditë bëhet president, por Weah s’i ndahet futbollit

20 Janar 2018 21:34

George Weah për dy ditë do të marrë detyrën e presidentit të Liberisë.

Por një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjithë kohërave nga Afrika nuk mund të rrijë pa pasonin e tij, futbollin.

Ai ishte lideri i ekipit të Weah All Stars kundër Forcave të Armatosura të Liberisë në miqësoren luajtur në vend, e cila ngjalli interes të madh.

Presidenti i ri 51 vjeçar ka fituar “Topin e Artë” si edhe “Lojtari më i mirë i Vitit” nga FIFA në 1995.

Ai është afrikani i parë dhe i vetëm që i ka fituar këto trofe.

Pas sfidave të shumta që i kaloi me sukses, tani Weah ka përpara edhe një tjetër më të rëndësishme, atë të drejtimit të një vendi i cili është një nga më të varfrit dhe problematikët në Afrikë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Totti provokon Dzeko-n: Ky tren të çon në Londër?

20 Janar 2018 19:31

Roma niset me tren për në Milano, ish-kapiteni Totti bën shaka me Dzekon: “Ky tren të çon në Londër?”. Kjo pyetje vjen pikërisht pas zërave të përforcuar se Antonio Conte ka kërkuar boshnjakun në radhët e Chelsea.

Fotot tregojnë skuadrën verdheblu që ka zgjedhur trenin për t’u nisur drejt Milanos për ndeshjen e nesërme kundër Interit. Ndërsa pyetjes së Tottit padiskutim që Edin Dzeko i ka dhënë përgjigje: “Akoma jo”. Duke lënë të hapur mundësinë që transferimi mund të kryhet në ditët në vijim. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment