Te Liverpool-i ndihen të përkëdhelur nga fjalët e Pulisic

Prej shumë kohësh Christian Pulisic ka qenë objektiv i skuadrës së Liverpool-it. Talenti amerikan dha një deklaratë që sigurisht ka bërë që të ndihen mirë drejtuesit dhe tifozët duke rritur së tepërmi shpresat për blerjen e tij. Sulmuesi i Borussia Dortmund e vlerëson së tepërmi trajnerin Jurgen Klopp, i cili ka ndikuar në rritjen e vetëbesimit tek ai.

“Ishte e pabesueshme që të shikoja ecurinë e Liverpool-it deri në finale. Do të na pëlqente që vetë të bënim diçka të tillë. Ky është objektivi ynë. Klopp? Unë luaja me të rinjtë dhe ishte ai që më bëri të provoja trajnimet e para profesionale. Gjithnjë më ka pranuar dhe është sjellë me mjaft mirësjellje karshi meje. Kështu që gjithnjë do t’i jem mirënjohës. E di që është një njeri i madh dhe është diçka e bukur që e shoh që po bën diçka të mirë te Liverpool-i. Personalisht nuk e kam njohur mirë, por kam dëgjuar histori nga shokët e ekipit, të cilët do të  dëshironin shumë të luanin për të”, deklaroi 19 vjeçari. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan