Të mërkurën Z Mobile Prishtina luan ndaj Szolnoki Olaj në kuadër të FIBA Europe Cup

18 Dhjetor 2018

Z Mobile Prishtina të mërkurën është nikoqire e ekipit Szolnoki Olaj nga Hungaria në kuadër të raundit të dytë të FIBA Europe Cup.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, transmeton FBK.

Në ndeshjen e parë në kuadër të raundit të dytë të FIBA Europe Cup të luajtur në Gjermani, Z Mobile Prishtina ka pësuar disfatë me shifrat 95-77 nga ekipi s.Oliver Wurzburg.

Lexo po ashtu: Lajmet për Z Mobile Prishtina

Megjithatë në përballjen me hungarezët, basketbollistët bardhekaltër edhe me përkrahjen e tifozëve vendas, pritet të bëjnë më të mirën për të nxjerr rezultat pozitiv.

Sa i përket kampionatit vendor, skuadra kryeqytetase është në formë jashtëzakonisht të mirë.

Në 13 ndeshje të zhvilluara deri më tani, bardhekaltrit kanë shënuar po aq fitore dhe janë të pakontestueshëm në krye të tabelës.

Pritet që Z Mobile Prishtina të vazhdojë me paraqitjen e mirë edhe në arenën ndërkombëtare.

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan