Të pakënaqur me ligjin e sportit, Teuta i bashkohet bojkotit të Superligës

06 Gusht 2020

Të 10 klubet e Kategorisë Superiore përsërisin apelin për qeverinë për të reflektuar lidhur me ndryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani. Në mbledhjen e fundit me FSHF-në dhe Ligën Profesioniste të Futbollit u konstatua me keqardhje se këto ndryshime nuk i japin zgjidhje kërkesave të 10 klubeve të Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria shqiptare në tryezën e 11 marsit 2019.

Në këto kushte, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë:

  • Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.
    2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit me TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.
    3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.
    4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.
  • Për sa më sipër, Liga Profesioniste e Futbollit vendosi, të bojkotojë kampionatin kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
    www.balkanweb.com

    ulaş utku bozdoğan
    ulaş utku bozdoğan astrolog
    ulaş utku bozdoğan