Te Parma kanë me çfarë të krenohen

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
27 Mars 2018 17:42

Parma është në luftë për t’u ringjitur në Seria A këtë sezon. Për momentin skuadra renditet në vendin e 8 dhe ka grumbulluar 47 pikë, ndërsa në vendin e parë qëndron Empoli me 60 pikë, në 32 javë kampionat të zhvilluar deri tani. Megjithatë skuadra e drejtuar nga Roberto D'Aversa ka një mbështetëse të veçantë. Bëhet fjalë për showgirl italiane Rosy Maggiulli. Ajo është 29-vjeç dhe është tifozë e flaktë e skuadrës italiane si dhe e Insigne jr. Bukuroshja është ndjekëse e rregullt madje shpeshherë i shikon edhe në stadium ndeshjet e skuadrës të Calaio.

Ajo është shumë e pëlqyer dhe numëron me shumë se 250 mijë ndjekës në Instagram. Ajo ka debutuar për herë të parë në televizion në një show të quajtur “Velo Teleducato”, dhe që atëherë bukuroshja italiane ka njohur vetëm suksese me karrierën e saj që ka qenë gjithmonë në rritje. Edhe pse duhet thënë se dhe bukuria e ka ndihmuar. Instagrami i saj është plot me foto provokuese edhe të nxehta, ku në disa prej tyre është edhe pothuajse e zhveshur. Rosy ka punuar gjithashtu edhe përkrahe të famshmes Alessia Marcuzzi. Nëse Parma nuk arrin dot objektivin kryesor këtë sezon, të paktën te klubi italian kanë me çfarë të krenohen. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike