Të projektuar për titull, Teuta çalon në start, sulmi kthehet në problem

27 Nëntor 2020

Ndryshe nga vitet e fundit, Teuta e nisi këtë sezon me një objektiv të qartë, titulli kampion. Titulli është lakuar shpesh në Durrës, por në momente të caktuar të sezonit, ndërsa këtë herë është ndryshe, bregdetarët u futën që në fillim në garë me këtë synim, fundja me të drejtë duke parë që në sezonin e fundit fituan dy trofe, ndërsa arritën të ruanin edhe grupin e pa prekur. Nga titullarët e një viti më parë u largua vetëm Kallaku ndërsa vendin e tij, të patën në raport me cilësinë e mbuloi Dejvi Bregu.

Bregu

Pavarësisht projeksioneve, ky fillim sezoni nuk ka nisur si duhet për Teutën, 6 pikë në 4 javë janë shifra që nuk bindin plotësisht. Më shumë se sa pikët e grumbulluara shqetësues është mungesa e golit. Vetëm dy gola të shënuar në katër javë janë shumë pak. Ofensiva e Edi Martinit është përpara një testi tjetër, po aq të rëndësishëm, këtë të diel luajnë në transfertë përballë Bylis, një ndeshje që duhet fituar për të ruajtur ritmin i rivalëve. I vetmi detaj që ngroh në këto javë të para është mbrojtja, vetëm një gol i pësuar në katër javë, mbrojtja më e mirë e Superlgiës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com