“Te PSG nuk kanë opsion tjetër, të gjithë topat shkojnë te Mbappe” – kështu thotë Saint-Maximin

04 Maj 2020

Allan Saint-Maximin ka thënë se Kylian Mbappe është një lojtar shumë i shpejtë, i talentuar dhe loja e Paris Saint-Germain sillet rreth tij.

Sulmuesi francez ka arritur të përshtate shumë mirë te parisienët, pas kalimit nga Monaco tri sezone më parë.

Anëtari i Newcastle United deklaroi se Mbappe është lojtar vendimtar te PSG, madje duke lënë shenja se ka ndikim më të madhe edhe se Neymar që është egoist në lojën e tij.

“Gjëja që më pëlqen më shumë nga loja e Mbappe, është mënyra si ai sillet në fushë. Nuk i jep askujt mundësi zgjedhje. Është shumë i fortë, i shpejtë me topin në këmbë”, ka thënë ai.

“Të gjitha aftësitë e tij, i detyrojnë shokët e skuadrës që t’ia pasojnë topin. Për ne lojtarët, që duam të driblojmë, e quajmë arritje faktin që shokët e ekipit na besojnë”, ka shtuar mes të tjerash anësori francez.

Mbappe mund të ketë luajtur sezonin e fundit te PSG, pasi Real Madridi është duke bërë çmos që të transferojë atë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan