Te Real Madrid në verë? Robert Lewandowski jep përgjigjen e parë

Do të jetë në qendër të vëmendjes në mbrëmjen e sotme në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League mes Bayern dhe Real Madrid, ai quhet Robert Lewandowski. Sulmuesi polak është ëndrra e “Los Blancos” për sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër, Zidane aktualisht ka dhënë përgjigjen pozitive për nënshkrimin e tij.

“Sport Bild” pasqyroi një javë më parë se Lewandowski ka dëshirë që të largohet nga Bayern dhe të firmosë te Real Madrid, teksa nuk kanë shmangur 29-vjeçarin para ndeshjes së sotme, duke e pyetur nëse këto dy takime do të jenë një vitrinë që ai të shfaqë aftësitë e tij para presidentit Florentino Perez. “Është më mirë që unë të mos them asgjë në lidhje me këtë…”, u përgjigj lojtari me një buzëqeshje në fytyrën e tij.

E vërteta është se Lewandowski-t nuk i nevojitet asnjë testim për t’i rënë në sy Real Madridit. Të gjithë i dinë tashmë vlerat e polakut. Në vitin 2013, kur luante për Borussia Dortmund, sulmuesi i shënoi 4 gola skuadrës së Mourinho-s në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Ndërsa në ndeshjen e kthimit Reali fitoi 2-0 me gola të Benzema dhe Ramos, por u eliminuan pasi sfidën e parë e patën humbur 4-1 në Dortmund. Asokohe Florentino Perez e kërkoi që ta bënte për vete polakun, por sulmuesi kishte një marrëveshje të mbyllur me Bayern-in…

Tani, lojtari beson se ka ardhur koha të largohet nga Bayerni dhe të përmbushë ëndrrën e tij për të luajtur në Bernabeu. Polaku ka ndryshuar dhe agjentin e tij, ku i ka besuar të ardhmen Pini Zahavi-t, ndërmjetësit izraelit 74 vjeçar që çoi Neymar-in te PSG. Zahavi ka marrë misionin e vështirë që të “zbusë” Bayern-in dhe të bëjë të mundur kalimin e Lewandowski-t te Real Madrid.

“Transferimi i Robertit është një operacion i vështirë dhe delikat. Askush nuk mund të thotë nëse Lewandowski do të jetë këtu ose atje. Asgjë nuk është vendosur ende”, tha agjenti në një intervistë të fundit me gazetën Przeglad Sportowy. Pengesa e madhe është Bayern-i, e cila nuk dëshiron ta shesë. Rummenigge dhe Hoeness këmbëngulin se lojtari duhet të përmbushë kontratën e tij, e cila skadon në vitin 2021. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan