Te Reali nuk ka vend për të dytë – Hazardin dhe Neymarin

20 Gusht 2019

Real Madridi po vazhdon tentimin e transferimit të Neymarit, mirëpo ku do të luante braziliani nëse do të transferohej në Santiago Bernabeu.

Me Eden Hazardin tashmë në skuadër, duket se për Neymarin nuk ka vend në formacionin e Los Blnacos, mirëpo Florentino Perez e dëshiron transferimin e tij.

Goal.com raporton se Los Blancos ndër vite kanë tentuar ta rivalizojnë Barcelonën me emra të mëdhenj, mirëpo nga kjo gjë mund ta pësojnë keq.

Pari Sain-Germain është i gatshëm që ta shesë lojtarin problematik, mirëpo po kërkon 222 milionë euro për shërbimet.

Lexo po ashtu: PSG kërkon Varane dhe Vinicius nga Reali si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Neymarit

Madrilenët thuhet se mund të ofrojnë dy lojtarë dhe para që ta përfundojnë marrëveshjen, mirëpo mediumi anglez raporton se ky transferim do t’i bënte shumë dëm Mbretërve.

Real Madridi e kishte kërkuar Neymarin edhe në kohën kur ishte në Santos, ndërsa tani presidenti Perez e do me ngulm transferimin e tij, mirëpo Blaugranasit nuk zmbrapsen. /Telegrafi/

www.telegrafi.com