Te Roma nuk durojnë dot më, Di Francesco rrezikon shumë

Te Roma zyrtarisht është hapur kriza e kjo po ndodh në javën më delikate. Do të jenë dy takime në stadiumin “Olimpico” kundër Frosinone-s dhe Lazio-s me një trajner që i ka ditët e numëruara nëse nuk arrin që t’i japë energji të re ekipit.

Në përfundim të takimit ndaj Bologna-s asnjë prej drejtuesve nuk komentoi këtë moment delikat. Nuk pati asnjë deklaratë zyrtare në favor të trajnerit. E ky detaj ka rëndësi të madhe.

Më pas vjen i dyti. Fjalët e vetme zyrtare janë të presidentit James Pallotta. “Ma ka shpifur” të njëjtën frazë ai e tha edhe para se të shkarkonte Rudi Garcia-, kur ia imponoi vendimin e tij Sabatini-t dhe bëri me kokën e vet. Nuk kishte ndodhur që prej vitit 2013, që verdhekuqtë të humbnin 3 takime radhazi në transfertë. Ndërkohë që ata kanë fituar vetëm 1 takim, atë ndaj Torinos në javën e parë të Serie A. Kapiteni De Rossi i doli në krah teknikut dhe tha se nuk ishte vetëm faji i tij kjo situatë, por presidenti ka një mendim ndryshe. /EDS/

***********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan