Te Tottenham janë në ankth për Harry Kane

Te Tottenham i tremben faktit se Harry Kane mund të mos jetë gati për supersfidën ndaj Chelsea, që do të luhet më 1 Prill. Sipas “The Sun”, 24-vjeçari pritet të qëndrojë jashtë fushës së lojës për 1 muaj, pas dëmtimit të pësuar në sfidën kundër Bournemouth, ditën e Diel. Lojtari i Kombëtares Angleze u detyrua të linte lojën pas përplasjes me portierin Asmir Begovic. Trajneri i “Spurs”, Mauricio Pochettino, është i shqetësuar për gjendjen e tij, teksa është në garë për të siguruar vendin në Champions League. Megjithatë Kane do t’i nënshtrohet kryerjes së një skaneri për të përcaktuar sa më mirë shkallën e dëmtimit të tij dhe kohëzgjatjen e saktë të rikuperimit.

Në mungesë të tij, trajneri Pochettino mund të mbështetet te Fernando Llorente. Kane sezonin e kaluar vuajti nga dy dëmtimet që e mbajtën në total 14 ndeshje jashtë. Duke folur për sulmuesin e tij kryesor, Pochettino deklaroi: “Jam shumë i shqetësuar, deri në momentin që ai do të kryejë skanerin. Tani nuk mund të themi më shumë. Sigurisht që jam në merak për të dhe dëmtimi më shqetëson. Shpresoj që mos të jetë diçka serioze për të dhe për skuadrën dhe uroj të kthehet në dispozicionin tonë sa më parë.” /EDS/

 

 

 

 

 

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan