Të veçantat e gazetës Bota Sot

08 Janar 2019
Të veçantat e gazetës Bota Sot

Gazeta “Bota Sot’ është një nga më të vjetratnë shtypin kosovar dhe publikohet që prej vitit 1995. Pra prej 23 vitesh, kjomedie, me informacionet e saj ka qenë e pranishme në realitetin kosovar, e njohurpër qëndrimin editorial pro LDK-së,partisë së themeluar nga presidenti i parë iRepublikës së Kosovës, Ibrahim Rugova.

Lajmet Bota Sot mund të lexohen në versionin print që del në shtije në Kosovë dhe Diasporë, por tashmë edhe falë faqen online botasot.info. Në fillim, kjo gazetë doli në shitje vetëm në Zvicër, e me kalimin e kohës edhe në Dardani.

Duhet thënë se në këtë media të shkruar u mblodhën intelektualë e personalitete të shquar të kombit në të gjitha hapësirat. Falë lajmeve të bota sot, shqiptarët në një farë mënyrë u bashkuan e ndaj edhe fitoi të drejtën të quhej gazetë kombëtare. Duhet thënë se ndikimi i saj ishte i pazëvendësueshëm, sidomos pas përfundimit të luftës e më pas kur Kosova u bë e pavarur.

Nuk duhet lënë pa përmendur fakti se lajmet e bota sot shpesh herë kanë krijuar përplasje mes gazetarëve të saj dhe elementëve të rrezikshëm, që kanë qenë kundër qëndrimeve editoriale të gazetës. Këtë e shpjegon edhe fakti që pas vitit 2000 janë vrarë tre gazetarë të kësaj gazete.

Ngjarje këto që tronditën opinionin publik kosovar dhe shqiptar, e që po ashtu sollën reagimin e ndërkombëtareve. Por kjo bëri që lajmet e bota sot të jenë gjithnjë e më shumë të lexueshme e të besueshme dhe kjo media u pa si një dritare për të vërtetën dhe për vënien në pah të problemeve të ndryshme.

Lajmet e bota sot janë nga fusha të ndryshme, si nga vendi, bota, rajoni, sporti dhe bota e spektaklit. Në këtë gazetë me peshë në Kosovë respektohet së tepërmi mendimin ndryshe. Kështu, që të shumtë janë edhe shqiptarët e Shqipërisë apo të Maqedonisë të cilët e shikojnë si një mundësi të mirë të marrjes së informacionit nga Kosova.