Teknologjia në futboll, gati risia në “Rusi 2018”

22 Janar 2018

Njëri prej zyrtarëve të FIFA-s, Philippe Le Floc’h, ka bërë me dije ditën e sotme se sistemi që vjen në ndihmë në arbitrave me shumë gjasa do të aplikohet dhe në Botërorin “Rusi 2018”.

“Përfundimisht, VAR (video assisting referee) do të bëhet realitet. Mendoj se është e jashtëzakonshme të kemi teknologjinë në futboll sepse kjo është gjithashtu gjë e drejtë. Ne jemi në bisedime me kompani të ndryshme teknologjike të cilat janë të interesuara me ҫfarë ne jemi duke punuar me anën e teknologjisë”, deklaroi nëpunësi kryesor komercial i FIFA-s Le Floc’h.

Vendimi përfundimtar do të merret në takimin vjetor të datës 2 mars të Bordit të Shoqërisë së Futbollit Ndërkombëtar, i cili është organi vendimmarrës brenda FIFA-s. Rezultatet e arritura nga aplikimi i VAR në futbollin italian, francez dhe britanik kanë qenë të luhatura.

Federata Franceze e Futbollit vendosi heqjen e këtij sistemi korrektimi teknologjik, pasi nuk rezultoi efikas në mosakordimin e golave në ndeshjet Kupës së Francës. Kurse në Itali kritikat kanë qenë të përziera, ku njëri prej trajnerëve, Simone Inzaghi, pavarësisht rezervave që pati e quajti të nevojshme përdorimin e sistemit të asistimit të arbitrit. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan