Telashe për Maria Sharapovën, policia indiane kërkon ta fusë në burg

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Nëntor 2017 14:18
Tenistja hetohet për mashtrim

Maria Sharapova po hetohet nga policia indiane për mashtrim dhe komplot kriminal. Nëse shpallet fajtore ajo rrezikon që të dënohet me 7 vite burg. Një firmë ndërtimi ka përdorur imazhin dhe fjalët e tenistes së njohur për të garantuar klientët potencialë, se blloku luksoz i banimit që ata do të ndërtonin është i një cilësie shumë të lartë dhe me kushte fantastike. Problemi është se ky kompleks pallatesh kurrë nuk u ndërtua.

“Homestead Infrastructure” akuzohet se ka përfituar milionë dollarë nga blerës potencialë për një projekt të quajtur "Ballet by Maria Sharapova", që duhet të ndërtonte apartamente të një cilësie mjaft të lartë, e brenda kompleksit do të ngrihej edhe një akademi për mësimin e tenisit.

Pesë herë fituesja e Grand Slam-eve kishte udhëtuar në indi në 2013, ku ishte e ftuara speciale në ceremoninë për nisjen projektit. Sipas avokatit të të dëmtuarve, të cilët kanë paguar shuma të mëdha parash por që nuk kanë marrë pronën e tyre, arsyeja se përse ata i besuan firmës ishte pikërisht prania e Sharapovës si garante e projektit./EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike