Telashe për portierin e Milan, akuzohet për lidhje me Camorra-n

Ende pa nisur mirë aventurën e tij te Milan, Pepe Reina është përfshirë në një histori që lidhet me disa pjestarë të Camorra-s napoletane. Portieri spanjoll, që kalon këtë verë nga Napoli te kuqezinjtë, bashkë me shokët e skuadrës së vjetër Paolo Cannavaro dhe Salvatore Aronica, janë kallëzuar nga drejtësia sportive pasi janë parë nën shoqërinë e personave që kanë lidhje me organizatën kriminale napoletane. Prokurori sportiv Giuseppe Pecoraro dhe ndihmësi i tij kanë vendosur që të dërgojnë para gjyaktës edhe klubet e lojtarëve, respektiovisht Napoli-n, Sassuolo-n dhe Palermo-n.

Në akt akuzën që ngrihet ndaj Reina-s thuhet se portieri spanjoll është takuar disa herë dhe ka pasur marrëdhënie miqësore, madje duke kaluar edhe pushimet bashkë, por edhe duke përdorur makina me cilindratë të madhe, në pronësi të Gabriele Esposito-s, të cilit në këmbim i ka siguruar bileta dhe lehtësira të tjera për t’u futur në zonën VIP të “San Paolo”-s për ndeshjet e Napolit në shtëpi. Edhe Salvatore Aronica ështrë kallëzuar për shkak të frekuentimit me vëllezërit Esposito.

Ndërsa Paolo Cannavaro, lexohet në akt akuzën e federatës italiane, është përpjekur të shesë një orë me vlerë rreth 400 000 Euro por me prejardhje të dyshimtë. Gjithashtu ka marrë nga Napoli bileta për zonën VIP që ia ka dhuruar personazheve të lidhur me klanin kamorrist Lo Russo. Por nuk është mjaftuar me kaq, Cannavaro ka arritur deri aty sa i ka dhënë në përdorim ish-të dënuarit Gabriele Esposito kartën e tij të kreditit, për të realizuar transaksione të dyshimta.

Prokuroria e federatës italiane ka ngritur akuza edhe për klubin e Napoli-t, menaxherin e skuadrës Giovanni Paolo De Matteis, përgjegjësin e biletarisë dhe përgjegjësin e sigurisë Luigi Cassano, por edhe drejtorin komerçial dhe të marketingut Alessandro Formisano. Edhe ky i fundit akuzohet se ka pasur marrëdhënie pune me Giuseppe Esposito-n, duke i dhënë atij akses në përdorimin e logos së klubit futbollistik Napoli por edhe duke nënshkruar me të kontrata sponsorizimesh të ndryshme./EDS/

 

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com apo edhe riprodhimi i lajmit pa autorizimin tonë. Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan