Telefonatë nga Londra për Allegrin dhe Ancelottin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Janar 2018 09:20
Dy trajnerët italianë oferta nga Premier League

Dy prej trajnerëve më të mirë italianë të viteve të fundit mund të transferohen në Premier League shumë shpejt. Sipas “Corriere dello Sport”, trajneri aktual i Juventusit, Massimiliano Allegri është në objektivat e skuadrës së Chelsea-t për të marrë drejtimin e bluve pas largimit të Antonio Contes, një tjetër italian që pritet të ulet në stolin e skuadrës Kombëtares.

Ndërsa një tjetër trajner i papunë, si Carlo Ancelotti shihet gjithmonë e më shumë pranë Arsenalit. Për të bindur teknikun që aktualisht është me pushim pas largimit nga Bayerni, drejtuesit e Arsenal janë duke përgatitur një superofertë për ta bindur që të ulet në stol.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike