Telushi: Nuk e meritojmë këtë rezultat

Ish futbollisti i Flamurtarit, Bruno Telushi, nuk ia doli dot që të merrte një rezultat ndaj ish skuadrës së tij. Një lloj zhgënjimi te mesfushori që tha se të kuqtë meritonin më shumë.

 “Të gjithë luajtëm futboll, luajtëm me një portë. Flamurtari shënoi me një episod që ia dhuruam ne. Kjo është hera e tretë që vijmë në Vlorë, ndihem mirë dhe nuk e kam atë problem. Nuk prodhoi Flamurtari lojë që të na vinte nën presion. E filluam keq por golin ia dhuruam ne, jo për meritë të kundërshtarit, kështu e pashë unë”, tha Telushi për “Supersport”.

Por Telushi kërkon ta lërë pas humbjen dhe tani mendjen e ka te takimi i radhës, derbi ndaj Tiranës. “Normalisht më shkon mendja te derbi, unë kam 5-6 ndeshje me tre kartonë, po e shtyja edhe një edhe një e po ruhesha për derbin që të mos mungoja. Ajo është ndeshja më e bukur në Shqipëri, edhe ndeshjen e parë e shijova në maksimum. Ishin emocione të paharrueshme për mua, ajo është maja e futbollit shqiptar dhe dua që të luaj”, deklaroi futbollisti. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.