Tenis/ Spanja rrihet, Italia fiton në play-off

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Shkurt 2018 23:33
Vendimtare për italianët

Italia ka mundur Spanjën 3-1 në sfidën për Fed Cup e vlefshme për turin e parë të Grupin e Dytë Botëror 2018 në tokën e kuqe të Pala Tricalle të Chietit. Një fitore që lejon italianët të kalojnë në Grupin e Dytë Botëror.

Në ndeshjen e parë të ditës së dytë dhe të fundit, Sara Errani mundi me rezultatet 6-3 3-6 6-3 Carla Suarez Navarro në sfidën midis dy numrave 1. Deborah Chiesa ka mposhtur me rezultatet 6-4 2-6 7-6 Laura Arruabarrena. Të shtunën në ndeshjen hapëse Suarez Navarro kishte mundur 6-2 6-3, Paolinin, ndërsa Errani kishte vënë gjithçka në vend duke rregulluar me një dopio 6-1. /EDS/

Roger Federer fiton turneun e Rotterdam-it

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
18 Shkurt 2018 17:22
Nuk kanë të ndalur sukseset

Roger Federer e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme rikthimin si numri 1 i botës në klasifikimin botëror, duke fituar për herë të tretë në karrierën e tij turneun e Rotterdam-it.

Tenisti zviceran mundi me rezultati 6-2 6-2 rivalin e tij Grigor Dimitrov në vetëm 55 minuta. Për King Roger ky është turneu i 97 Atp në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Ditën e hënë bëhet zyrtar edhe kalimi i tij si numri 1 i renditjes. Ka qenë e lehtë për zviceranin të fitonte këtë ndeshje edhe për faktin se Dimitrov rezistoi pak. Kjo edhe për shkak të një problemi fizik.

Federer ngjitet në majë dhe vendos një rekord të ri

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Shkurt 2018 22:44
Zvicerani emocionohet...

Roger Federer u bë numri një më i vjetër në botë këtë të premte, pasi arriti në gjysmëfinale të Open Rotterdam duke mposhtur Robin Haase. 36-vjeçari zviceran mundi holandezin Haase 4-6, 6-1, 6-1 dhe do të zëvendësojë kundërshtarin e vjetër Rafael Nadal në krye të renditjes. Federer tejkalon Andre Agasi-n, i cili e mbajti vendin e parë në moshën 33 vjeç dhe 131 ditë në vitin 2003, si njeriu më i vjetër që mbante vendin e parë në botë.

Kjo është hera e parë e Federer që mbërrin në nivelin e lartë që nga tetori i vitit 2012, duke marrë së pari pozitën më të lartë në shkurt të vitit 2004. "Arritja e numrit një është arritja përfundimtare në tenis. Kur jeni më i vjetër ju duhet të punoni dyfish më shumë, për të arritur atje. Është një ëndërr e vërtetë", tha Federer menjëherë pas ndeshjes. "Ka qenë një udhëtim i mahnitshëm për të arritur këtu, ku mora pjesë për herë të parë në 1998, do të thotë kaq shumë", shtoi ai. /EDS/

E rëndësishme, rikthehet Djokovic pesë ditë pas operacionit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
7 Shkurt 2018 23:45
Tenisti serb u tërhoq nga gara në Australi

Novak Djokovic ka nisur rehabilitimin. 30-vjeçari nga Beogradi iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale në bërrylin e tij të djathtë  të premten e shkuar në Zvicër, në një klinikë afër Bazelit, për të zgjidhur përfundimisht problemin që bënte serbin të vuante prej dy vitesh.

Pavarësisht ndalimit të aktivitetit për gjashtë muaj, në Australian Open të Melbourne, ku “Nole” u eliminua në tetëshe nga koreano-jugori Chung, dhimbja faktikisht u rikthye dhe bëri që ai të tërhiqej.

Në një video të publikuar në profilin e tij në Instagram shihet Djokovic në një palestër në Monte-Carlo duke kryer disa ushtrime: “Një falënderim të madh për të gjithë që më kanë mbështetur duke më dërguar mesazhe të premten e shkuar. Jam i lumtur që kam nisur reabilitmin dhe po bëj progres”, shkruan ai. /EDS/

Djokovic e pohon: U operova, dua të kthehem sa më parë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
3 Shkurt 2018 14:49
Tenisti serb shpjegoi arsyet e ndërhyrjes

Novak Djokovic e ka pohuar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të kuruar problemin që ka në bërrylin e djathtë. Tenisti serb shpjegoi situatën e tij me një postim në Facebook. “Kishte shumë mendime të ndryshme, diagnoza dhe këshilla të ndryshme. Nuk ishte e lehtë për mua që të zgjidhja se çfarë të bëja. Kam dy vite që jetoj me këtë problem.  

“Sezonin e kaluar u ndala për 6 muaj, që të mund të rikuperohesha, por për fat të keq ndieja prapë dhimbje”.

Tenisti serb u rikthye sërish në fushë këtë vit, ku në “Australian Open” u eliminua në çerekfinale nga koreano-jugori Chung “Më kanë munguar turnetë, ju e dini se sa luftoj unë. Prandaj provova që të rikthehesha në Melbourne. Kur u ktheva në Evropë, pasi u konsultova me stafin tim, iu nënshtrova një ndërhyrjeje kirurgjikale në bërryl. Tani jam në rrugën e shërimit”, tha serbi. Ai është i paduruar që të rikthehet sërish aty ku ndihet më i lumtur së kurrë. “Mezi sa po pres të rikthehem në fushë për të luajtur tenis.”