Tension në radhët e Atleticos, Filipe Luis kërkon largimin

Vetëtimë në horizontin e Atletico Madrid, që fundjavën e ardhshme do të debutojë në Liga përballë Valencia-s dhe sapo ka triumfuar në Superkupën e Evropës në derbin përballë Real-it.

Siç raporton Marca, Filipe Luis ka kërkuar transferimin, duke informuar klubin se ka pranuar propozimin e Paris Saint-Germain. Braziliani e ka marrë këtë vendim pasi e kaloi gjithë ndeshjen kundër Real-it në stol, me francezin Lucas Hernandez në fushë për 120 ‘në krahun e majtë, pavarësisht se sapo ishte kthyer nga pushimet. Një zgjedhje, ajo e Simeone-s, që përcakton hierarkinë në klub, por dicka jo e mirë për Filipe Luis, që i përfundon kontrata qershorin e ardhshëm: klubi nuk beson se rinovimi është një prioritet, prandaj braziliani kërkon të transferohet në Paris, ku e pret një kontratë deri në vitin 2021.

Atletico, që  e konsideron lojtarin të rëndësishëm në dhomat e zhveshjes dhe në fushë, nuk kanë ndërmend të pranojnë kërkesën, të paktën derisa të gjejnë një alternativë. Filipe Luis u rikthye te Atletico në 2015, ku ka milituar edhe në vitet 2010 dhe 2014, me brazilianin që pati një aventurë të shkurtër dhe jo të lumtur te Chelsea. Në Francë dhe në Spanjë, merkato do të mbyllet më 31 gusht. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.