Tërhiqet Emre Can: Përkushtim ndaj Juventusit, nuk ia harroj të mirat

04 Shtator 2019

Emre Can është rikthyer të flas edhe një herë, pas asaj interviste në mëngjesin e së mërkurës, ku shprehu dukshëm indinjatën e tij për mbetjen jashtë listës së Ligës së Kampionëve te Juventusi.

Ai tha se do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj Juventusit dhe se do të vazhdojë të luftojë në fushë për këtë klub.

Emre Can mbeti jashtë listës së skuadrës së Juve për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku para tij u preferuar emra si Sami Khedira dhe Blaise Matuidi.

Kjo bëri që mesfushori të shpreh mllefin në një intervistë të mërkurën në mëngjes, por pasdite duket sikur gjakrat janë ftohur.

“Unë do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj Juventusit dhe mënyrës sesi ata më mbështetën dhe qëndruan pranë meje, veçanërisht gjatë kohës sime kur isha i sëmur”.

Lexo po ashtu: Juventusi e la jashtë Ligës së Kampionëve, reagon Emre Can: Jam i tronditur, u 'tradhtova'     

“Nga respekti ndaj Juventusit dhe shokëve të mi të ekipit, suksesi i të cilit ka qenë gjithmonë prioriteti im, nuk do të them asgjë më shumë dhe do të vazhdoj të luftoj në fushë”, ka shkruar ai.

Out of respect to Juventus and my team mates, whose success has always been my first priority, I won’t say anything more and will continue fighting on the pitch.

Yours,

Emre

— Emre Can (@emrecan_) September 4, 2019

25-vjeçari aktualisht është në detyrës me Kombëtaren e Gjermanisë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com