Tetë gjërat më të shtrenjta që mund të blini me pagën e re të Messit!

19 Janar 2018

Lionel Messi rinovoi kontratën e tij me Barcelonën në muajin nëntor, duke u bërë lojtari më i paguar në botë. Duke parë kontratën faraonike, që së bashku me bonuset dhe kontratat e tjera sponsorizuese, kap një shifër vjetore prej 100 milionë eurosh, ne të “Eduasportin” kemi llogaritur se çfarë mund të blihet me atë shumë, duke shpjeguar me fjalë të thjeshta, fatin që ka argjentinasi.

1) Rolls Royce:

Thjesht makina më e shtrenjtë në botë: 14 milionë dollarë një makinë, që mund të përballohet vetëm nga një kategori e caktuar njerëzish. Leo madje mund të përballojë 8 prej këtyre makinave.

2) Atletet “Fire Monkeys”:

Këto atlete të dizajnuara nga Dan Gamache, janë këpucët më të shtrenjta në botë. Por në kundërshtim me atë që ju mund të mendoni, me pagën e tij Leo nuk mund të blejë mijëra, por vetëm 28 palë, pasi çmimi është 4.3 milionë dollarë një palë.

3) Të marrësh me qera Disneyland:

Kush nuk ka ëndërruar kurrë të marrë me qera një park zbavitës për të gjithë shoqërinë e tij? Ndoshta jo shumë persona, por nëse keni kërkuar ndonjëherë, kjo gjë ka një çmim specifik: 6 milionë dollarë në ditë. Messi mund të argëtohej në Disneyland, me miqtë e tij për 20 ditë.

4) Të hani në Sublimotion, Ibiza:

Nëse mendoni se të darkoni në një restorant sushi është shtrenjtë, kjo është për shkak se ju nuk keni dëgjuar për restorantin më të shtrenjtë në botë. Një vakt kushton 2450 dollarë, kështu që “Pleshti”, mund të shkojnë 50 mijë herë në këtë restorant. Sigurisht, nuk do të ishte e mjaftueshme një jetë, që të shkonte çdo ditë këtu.

5) Qëndrimi në shtëpizën e Ishujve të Veriut:

Hoteli më i shtrenjtë në botë, $ 7360 një natë. Shkurt, mund të jetojë në një luks të plotë për 14285 herë, që do të thotë për 39 vjet.

6) Të dhuroni “2 Blue Moons”:

Argjentinasi mund të befasojë të dashurën e tij me dy nga gurët më të shtrenjta në botë, dhe do ti tepronin akoma edhe 20 milionë euro. Nëse jeni të interesuar, nxitoni se për më pak se një muaj është Dita e Shën Valentinit.

7) Të blini orën më të shtrenjtë në botë:

Për ata që mbajnë një orë modeste, sikur ne, ndoshta ky emër nuk do të thotë shumë, por Patek Philipp 1518 nuk është një sëmundje, por ora më e shtrenjtë në botë, që mund ta blesh, me një çmim “modest” prej 12 milion dollarësh.

8) Të blini qindra Romanee Conti Grand Cru:

Thojini lamtumirë spritz dhe gin tonik. Me paratë e Messit mund të blini 526 shishe Romanee Conti Grand Cru, 230 mijë dollarë shishja./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan