Tetë lojtarët spanjollë më të mirë në histori të Ligë Premier

23 Gusht 2019

Liga Premier ndër vite ka pas lojtarë spanjollë e që disa prej tyre kanë mbetur në histori.

Lojtarë si Santi Cazorla, Fernand Torres, Xabi Allonso, e disa të tjerë janë në mesin e atyre që kanë arritur ta dëshmojnë vetën.

TalkSport ka përpiluar një listë me tetë lojtarët spanjollë që kanë shkëlqyer ndër vite në Angli:

Santi Cazorla

Mesfushori spanjoll që aktualisht luan te Villareali njihet si njëri ndër lojtarët më të mirë në Ligën Premier, e që te Arsenali shihej si lider. Cazorla me lojën e tij arriti që t’i rrëmbente jo vetëm zemrat e tifozëve të Gunners, por edhe të futbolldashësve.

Juan Mata

Në të kaluarën ishte pjesë e Chelseat, aty edhe ku bë i njohur për lojën e tij të veçantë për të kaluar më vonë te Manchester United për 45 milionë euro. Mata kishte luajtur rol të rëndësishëm te The Blues në triumfet si, Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe FA Cup.

Cesar Azpilicueta

Jose Mourinho e kishte vlerësuar shumë mbrojtësin e djathtë spanjoll, duke thënë se po t’i kishte 11-të lojtarë si ai do të fitonte çdo trofe. Azpilicueta u transferua te Chelsea nga Marseille për 10 milionë euro e që nga atëherë ka luajtur standard.

Fernando Torres

Sulmuesi spanjoll kohën e tij të artë e kishte te Liverpooli, aty edhe ku konsiderohet si pjesë e legjendave të The Reds, mirëpo edhe te Chelsea kishte momente të mira, si goli vendimtar ndaj Barcelonës në vitin 2012 në Ligën e Kampionëve.

David de Gea

Portieri spanjoll u transferua nga Sir Alex Ferguson si zëvendësues i legjendës së Edwin va nder Sarit që doli në pension. De Gea që nga atëherë konsiderohet si njëri ndër portierët më të mirë në histori të futbollit.

Xabi Alonso

Mesfushori spanjoll që luajti për Liverpoolin, Real Madridin dhe Bayer Munichun, e ka dëshmuar çdo herë klasin e tij. Koha e tij më e lavdishme ishte ajo në “Anfield Road”, ndërsa kishte shënuar 14  gola dhe 17 asiste në 143 paraqitje në Ligën Premier.

Cesc Fabregas

Lojtari spanjoll që aktualisht luan te Monaco ende konsiderohet si mesfushori më vizionar në Ligën Premier, e që aftësia e tij e rrallë ishte që ta vendoste sulmuesin përballë me potierin. Fabregas ka fituar pothuajse të gjithë çmimet në futboll e që natyrisht mund të konsiderohet si më i miri në hisotir të ligës angleze.

David Silva

Mesfushori spanjoll i Manchester Cityt ende vazhdon të jap kontributin në Ligën Premier e që padyshim se është njëri ndër më të mirët në pozitën e tij. Deri më tani Silva ka fituar katër Liga Premier, dy FA CUP, katër Kupa të Anglisë, gjersa cilësohet si spanjolli më i mirë që ka luan dhe ka luajtur në Angli. /Telegrafi/

www.telegrafi.com