Teuta e sezonit të ri vjen me shumë ndryshime, ka hyrje-dalje

Teuta siguroi matematikisht mbijetesën një javë para mbylljes së sezonit 2017/18. Faktikisht, një sezon që u nis me pretendime të mëdha. Nisi me idenë për të qenë pjesë e Europës përmes renditjes së Superiores, por shumë shpejt e gjetën veten në vendet e fundit të tabelës, gjë që ndryshoi dhe rrugën e së ardhmes.

Më pas u synua Kupa e Shqipërisë, por përball Skënderbeut në fazën çerekfinale u treguan të dobët dhe kështu synimi i vetëm mbeti që të qëndronin mes më të mirëve të futbollit shqiptar, diçka që u arrit mes shumë sakrificash.

Tani, Teuta ka hedhur vështrimin për sezonin e radhës, padiskutim që do të synojë të rikthehet në nivelin që kërkon. Eduasportin.com mëson se do të ketë ndryshime radikale që nga stafi e deri te lojtarët.

Pritet që të ketë largime në masë, për shkak se objektivat e fillimsezonit u hodhën në erë, ndërkohë që po punohet për të gjetur pikë së pari një trajner që përmbush kriteret e “Djemve të Detit”.

Emrat që qarkullojnë janë të shumtë, por do të jetë presidenca durrsake që do të marrë vendimin final. Edhe për sezonin e ri po punohet për të afruar lojtarë që do të sigurojnë realizimin e objektivave. Normalisht, pa u mbyllur ky sezon, durrsakët e kanë marrë seriozisht atë të radhës. /EDS/

***********************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan