Teuta fiton, por nuk mjafton dhe elinimohet nga Liga e Evropës

18 Korrik 2019

Dështon tentativa e Teutës për të përmbysur humbjen 3-0 ndaj Ventspilsit në Letoni, pasi bregdetarët nuk shkuan më shumë se një fitore minimale 1-0.

Të besuarit e Blendi Shkëmbit e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe krijuan shumë volum loje, por nuk arritën të shfaqen konkretë në zonë dhe rrezikuan pak kuadratin e miqve nga Letonia.

Pjesa e dytë nisi mjaft mirë për durrsakët, që zhbllokuan sfidën me një gol mjaft të bukur të mesfushorit Sherif Kallaku në minutën e 48-të, që ndezi njëkohësisht edhe shpresat për një përmbysje të madhe.

PĂ«rpjekjet e “djemve tĂ« detit” vazhduan gjatĂ« gjithĂ« pjesĂ«s sĂ« dytĂ«, por pasimi i fundit ishte i gabuar shumicĂ«n e rasteve, ndĂ«rsa edhe 2-3 tentativa tĂ« sakta drejt kuadratit, u neutralizuan mjaft mirĂ« nga portieri i Ventspils.

Vërshëllima finale pa fituese Teutën, por të kualifikuar për më tej skuadrën e Ventspilsit, që ashtu si një vit më parë me Luftëtarin, edhe këtë sezon çon në shtëpi një tjetër skuadër shqiptare. /SS/

www.telegrafi.com