Teuta i merr një fitore të çmuar Skënderbeut në Korçë

Skënderbeu është mposhtur në shtëpi nga Teuta e Bledi Shkëmbit me rezultatin 0-1. Ka mjaftuar goli i afrikanit Kamara që durrsakët të llogarisin tri pikë tepër të vlefshme për javën e 15-të të kampionatit. Me këtë fitore “Djemtë e detit” pozicionohen në vendin e tretë më 28 pikë, një më shumë se Kukësi që e ndjek pak. Një ndeshje e luftuar nga të dy ekipet, por në fund janë miqtë që festojnë falë golit të Kamara.

Korçarët patën shansin që të shënonin në fundin e pjesës së parë nga pika e bardhë, por gjuajtja e Fidan Alitit u prit me mjeshtëri nga Hidi. Edhe pse me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me dy kartonë të verdhë të Beqjas, skuadra e Shkëmbit ia doli që të administrojë avantazhin mjaft mirë. Për 90 minuta lojë të luftuara nga të dy ekipet, nuk munguan edhe polemikat. Korçarëve iu anuluan tre gola, dy për pozicion jashtë loje dhe 1 për faull në sulm. Por, pavarësisht kësaj vendasit u përpoqën që të gjenin rrjetën e barazimit por të pafat. Kjo është humbja e parë për kampionët në fuqi për këtë sezon futbollistik. /EDS/

Skënderbeu – Teuta 0-1
Golat: Kamara 33′

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Demte, Gripshi, Bregu, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi

TEUTA: Hidi, Gjorgievski, Shkalla, Osmani, Beqja, Sidibe, Gashi, Traore, Kallaku, Kamara, Progni. Trajner: Bledi Shkëmbi

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan