Teuta reagon pas akuzave për paracaktim të rezultatit

Teuta mori një fitore me vlera të mëdha kundër Lushnjes duke përmbysur rezultatin 2-0, për ta fituar ndeshjen në rezultatin 2-3. Një fitore e madhe që e ngushtoi në një pikë diferencën me Vllazninë, teksa gara për mbijetesë sa vjen edhe bëhet më interesante. Nëpërmjet një deklarate për shtyp Teuta hedh poshtë ndërhyrjet për tolerim duke theksuar, se bregdetarët e merituan plotësisht fitoren kundër verdhjeshilëve.

Klubi i futbollit Teuta duke marrë shkas nga lajmi i publikuar sot në mediat online pas ndeshjes me Lushnjen, mohon të ketë pasur ndërhyrje për tolerim të ndeshjes. Shprehim besimin tonë të plotë për skuadrën dhe ndershmërinë e futbollistëve. U arrit një fitore mëse e merituar, e cila erdhi pas një superioriteti të treguar qartazi në fushë. I përbuzim tentativa të tilla dhe zëra të pabazë, që kanë si synim vetëm shpërqendrimin e ekipit tonë. Ne kemi bërë një paraqitje të shkëlqyer në këtë ndeshje dhe kemi treguar, se jemi të aftë për të triumfuar në këtë kampionat. Ata që na kanë frikë kanë hapur fjalë për tolerim ndeshjesh, në mënyrë që ne të mos të jemi të qetë dhe rrjedhimisht të mos japim më të mirën tonë në fushë. Po përdorin mënyra të ndryshme që të na rrëzojnë, por kjo do të na bëjë më të fortë. Do jua vërtetojmë të gjithëve, se nuk kemi nevojë për ta blerë ndeshjen ndaj Lushnjes , pasi jemi të aftë të mundim çdo kundërshtar që do kemi përballë. Faleminderit për mirëkuptimin!”, mbyllet deklarata e klubit durrsak. /EDS/

 

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan