Teuta-Skënderbeu/ Formacionet më të mira, trajnerët ndryshojnë rreshtim

Teuta do të presë sot Skënderbeun në ndeshjen çerekfinale për Kupën e Shqipërisë, prej orës 14:00, në stadiumin “Niko Dovana”. Durrsakët kanë mundësinë e vetme për të shpëtuar sezonin nëpërmjet këtij kompeticioni, por gjasat janë të vogla.

Skënderbeu luan për të bërë të tijin edhe këtë kompeticion, pasi skuadra korçare kryeson kampionatin. Ku i dihet, ndoshta trajneri Ilir Daja lë vetëm kampionatin si prioritet, pasi në ndeshjet e fundit nuk ka pasur një rendiment të lartë me ekipin e tij.

Nica nuk ka ndryshuar shumë nga formacioni i tij, pasi të vetmet ndryshime janë në portë me Moçkën në vend të Kastratit dhe Hrkac në vend të Shehit. Skënderbeu do të luajë nga minuta e parë me Alitin në mbrojtje dhe Radasin në stol.

Kupa e Shqipërisë – Faza çerekfinale

E mërkurë, më 31 janar, stadiumi “Niko Dovana”, Durrës, ora 14:00

Teuta – Skënderbeu

Teuta: Moçka, Gjeorgievski, A.Bilali, Hrkac, Alhasan, Mustafov, Hila, Beqja, Çyrbja, Karimi, Latif. Trajner: Stavri Nica

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici, Osmani, Nimaga , Lilaj, Gavazaj, Vila, Xhejms. Trajner: Ilir Daja.

 

 

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan