Thanë se do tërhiqej pas humbjes, por McGregor kërkon revanshin ndaj Khabib

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
7 Tetor 2018 20:36

Conor McGregor ka bërë të ditur se pret të ketë një ndeshje dytë kundër Khabib Nurmagomedov, edhe pse përballja mes të dyve të shtunën përfundoi në një sherr masiv të turpshëm për të dy palët.

Pasi u dorëzua i shtrënguar në fyt nga rusi, McGregor u sulmua nga anëtarë të skuadrës së kundërshtarit, edhe pse disa pamje të reja tregojnë se mund të ketë qenë vetë irlandeze që ka dhënë goditjen e parë.

Në një postim në Twitter, McGregor shkroi: “Rrëzim i mirë. Mezi po pres revanshin”. Ndërsa në Instagram shkroi: “Do të rikthehem”.

Gjithsesi duke dëgjuar fjalët e Presidentit të UFC Dana White pas përleshjes masive që solli edhe arrestimin nga policia e Las Vegasit të tre prej shokëve të Khabib, duket e vështirë që të ketë një ndeshje tjetër së shpejti.

Edhe pse McGregor nuk ka ngritur padi ndaj tyre, ata janë përjashtuar nga UFC, por edhe Khabib rrezikon të ketë të njëjtin fat. “Do të ketë gjoba të mëdha dhe sanksione”, tha White për ESPN. “Komisioni do të rishikojë me vëmendje pamjet dhe do të marrë një vendim”.

Khabib rrezikon të shkurorëzohet edhe pse e meritoi plotësisht fitoren ndaj McGregor, madje nuk e mori rripin në fund pasi White kishte frikë se turma mund të acarohej edhe më tepër. Kundër tij mund të ngrihen edhe akuza nga policia e madje mund të deportohet nga Shtetet e Bashkuara nëse nuk i rinovohet viza./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike