Theu karantinën dhe rrezikon burgun në Serbi, edhe babai i “bën dalje” yllit të Real Madrid

23 Mars 2020

Luka Jovic përballet me sanksione të rënda, madje rrezikon edhe burkun në Serbi, pasi shkeli ligjin për vetëizolimin pasi udhëtoi nga Madridi për në Beograd për t’iu bashkuar familjes së tij. Sulmuesi i Realit u sulmua ashpër nga presidenti serb Vucic dhe kryeministrja e vendit, të cilët u shprehën se futbollisti nuk do të tolerohet pavarësisht famës dhe milionave të tij.

Luka Jovic 812×1024

Në lidhje me këtë çështje ka folur për herë të parë edhe babai i Luka Jovic. “Ai duket sikur është kriminel. Nëse duhet të shkojë nè burg duhet ta bëjë. Jam dakort me presidentin dhe kryeministrin, por vetëm nëse ai ka faj. Luka ka ardhur në Serbi dhe nuk ka takuar askënd po ka hyrë menjëherë në apartamentin e tij.

Nintchdbpict000572180473

E dashura e tij Sofia është shtatzanë dhe nuk mund të lëvizë nga shtèpia. Fotot që dolën në mediat spanjolle janë të vjetra. Luka erdhi për tè qëndruar me familjen. Ai ka kryer dy teste ndaj koronavirusit dhe të dy kanë rezultuar negativë. Nuk ka ardhur për të festuar ditèlindjen e Sofias siç thuhet në media”, është shprehur babai I Luka Jovic.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com